Lajme

Rekord emigrantësh gjatë vitit 2022 në BE

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 13 January 2023

Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Bashkimin Europian në vitin 2022 është rritur me 64%, sipas një njoftimi nga agjencia europiane e kufirit, Frontex.

Agjencia europiane regjistroi 330,000 kalime të parregullta në vitin 2022, 45% e të cilave përmes korridorit ballkanik.

Pas nivelit të ulët si pasojë e pandemisë në vitin 2020, ky ishte viti i dytë radhazi me një rritje të madhe të numrit të emigrantëve. Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati gjysmën e totalit. Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të emigrantëve në vitin 2022. Numri i sirianëve afërsisht u dyfishua në 94 000.

-Advertisement-

Gratë përbënin më pak se një në dhjetë, ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra në rreth 9 përqind. Pothuajse, 13 milionë refugjatë ukrainas hynë përmes  kufijve tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera