Reichel godet liderët e Kosovës nga Ukraina për vizat: Jeni të paaftë për t’i plotësuar kushtet
Autori: Gazeta inFokus
15:26 | 11 May 2017
Ernst Reichel, ambasador gjerman në Ukrainë, pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Ukrainës, ka përmendur edhe Kosovën. Ai ka thënë se liderët kosovarë ishin të paaftë për t’i plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.
Përmes një shkrimi, ambasadori gjerman në Ukrainë, Ernst Reichel ka uruar qytetarët e Ukrainës që tani e tutje mund të lëvizin lirshëm në vendet e Bashkimit Europian, pasi atyre sot iu liberalizuan vizat.
Në këtë shkrim, Ernst Reichel, i cili ishte ambasador i Gjermanisë edhe në Kosovë, ka thënë se Kosova ka dëshmuar paaftësi në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.
“Për dallim, Kosova ka dëshmuar se nuk është në gjendje t’i përmbushë kushtet. Në vend se ta bëjë këtë, do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. S’kam koment”, ka thënë ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel.
Komentet e tij, ai i ka bërë në një postim në Facebook, ku ka shpërndarë edhe lajmin që qytetarët e Ukrainës mund të udhëtojnë tani pa viza.
Reichel, para se të emërohet në Ukrainë, ka qenë edhe edhe përfaqësuesi i kancelares gjermane, Angela Merkel për Ballkanin, shkruan Gazeta Express.
Kosova ka pasur si kusht të fundit ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi për të fituar të drejtën e udhëtimit pa viza në Zonën Schengen.
Komisioni Komisioni Evropian kishte propozuar më 4 maj të vitit të kaluar heqjen e vizave për popullin e Kosovës, duke e transferuar Kosovën në listën pa viza për të hyrë në zonën Shengen.
Komisioneri për Migracion dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos kishte thënë se kosovarët kishin bërë punë të mirë.
“Ky është rezultat i punës së madhe dhe përpjekjeve të suksesshme të autoriteteve të Kosovës në arritjen e reformave të vështira në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme dhe më gjerë, duke ndikuar në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi. Unë e di se sa është i rëndësishëm udhëtimi pa viza për popullin e Kosovës dhe jam shumë i kënaqur me progresin e arritur. Shpresoj se Parlamenti Evropian dhe Këshilli do të miratojnë propozimin tonë shumë shpejt”, ka thënë Avramopoulos, transmeton Gazeta Express.
Sido që të jetë kushti i fundit i mbetur demarkacioni nuk është plotësuar ndërkohë që nuk dihet ende edhe sa kohë kosovarët do të presin para ambasadave.

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...






























