Regjistrimi i Popullsisë ka dështuar për sivjet, përgjegjësinë s’po e merr askush

Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 11 November 2023
U shtyj fillimisht për një muaj, për t’u shtyrë përsëri, përfundimisht regjistrimi i popullsisë në Kosovë, i paraparë të nis fillimisht më 1 shtator e më pastaj më 1 nëntor, nuk do të ndodhë gjatë këtij viti.
Përgjegjësinë për dështimin e këtij procesi nuk po e merr asnjë dikaster i cili ka në domenin e tij organizimin dhe mbarëvajtjen e censit.
Ministria e Financave e Agjencia e Statistikave të Kosovës po fajësojnë njëri-tjetrin për dështimin e këtij procesi.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar, se dikasteri të cilën e drejton ka ndihmuar Agjencinë e Statistikave për procesin e regjistrimit, por që sipas tij, Ministria nuk është përgjegjës për këtë proces.
“Ministria e Financave ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për t’i kryer disa punë që ata [Agjencia e Statistikave të Kosovës] nuk kanë pasur resurse t’i përfundojnë. Ne i kemi ndihmuar ASK-së. Është problem kur dikujt i ndihmon, mundohet të fajësojë atë që po e ndihmon. Ministria e Financave nuk e ka përgjegjësi regjistrimin e popullsisë, e ka ASK-ja”, ka thënë Murati për agjencinë e lajmeve, Kosova Press.
Në anën tjetër, zëvendës-kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha, ditë më parë kishte fajësuar Ministrinë e Financave si shkaktarin kryesorë për dështimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas tij, formimi i komisioneve, të cilat do të siguronin resurse humane, është detyrë e Ministrisë së Financave.
“Ne ende nuk i kemi siguruar mbikëqyrësit dhe regjistruesit për t’i angazhuar në projektin e regjistrimit të popullsisë. Konkursi është ende i hapur, por nuk janë formuar komisionet për rekrutimin e tyre dhe për intervista, Ministria e Financave i bënë këto komisione. Ne i kemi dërguar propozimet dhe jemi në pritje të themelimit të këtyre komisioneve”, kishte thënë Berisha, javë më parë për Kosova Press.
Qeveria e Kosovës më 30 shtator të vitit 2022 morri vendim që procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë të nis më 1 shator e të përfundojë më 16 tetor të këtij viti.
11 muaj më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 156-të Qeverisë së Kosovës njoftoi se vendimi i cili mban nënshkrimin e tij nuk do të mund të zbatohet në datën e caktuar.
Shtyrjen për dy muaj të Regjistrimit të Popullsisë – nga 1 shtatori në 1 nëntor – Kurti e arsyetoi duke thënë se një sërë vonesash në përgatitje e kanë bërë të pamundur nisjen e këtij procesi.
Për një vonim të tillë shefi i Qeverisë së Kosovës fajësoi Asociacionin e Komunave të Kosovës, Asociacioni i cili sipas Kurtit tregoi një “rezistencës” brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit.
“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës së prodhuar edhe brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor. Pra, [procesi do të fillojë] dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) që me vonesat e shkaktuara t’i planifikonte detajet”, tha Kurti.
Kurti tha gjithashtu se në vonimin e procedurave ndikoi edhe vendimi i Qeverisë për ta trajtuar bashkëpunimin me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) si marrëveshje ndërkombëtare e jo “memorandum bashkëpunimi me një organizatë ndërkombëtare”.
Por, ndryshe nga arsyetimet e Kurtit duket se dështimi i fillimit të censusit në datën e caktuar shumë muaj më parë e ka zanafillën diku tjetër – neglizhenca e Qeverisë së Kosovës.
Qeveria dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, kanë hartuar një Plan Veprimi jo adekuat dhe të parealizueshëm ne raport me rrethanat për Regjistrimin e Popullsisë, paçka në koordinim edhe me Kuvendin kanë miratuar një Ligj jashtë standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për Regjistrimin e Popullsisë.
Në dështimin e fillimit të Regjistrimit të Popullsisë sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 shtator ka ndikuar gjithashtu edhe mos-kokëçarja e Qeverisë së Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave për të përgatitur në mënyrë të duhur e me kohë procesin, me gjithë mungesat ligjore.
Kësisoj Qeveria dhe Agjencia e Statistikave nuk kanë arritur me kohë që të ndërtojnë kapacitetet e nevojshme njerëzore, infrastrukturore dhe administrative për realizimin e Projektit të Regjistrimit të Popullsisë duke shkaktuar dëme zinxhirore saqë kurdo që Qeveria mendon të fillojë me censusin e popullsisë, ky projekt fatalisht do të jetë i predispozuar që të dështojë.

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...