Sport

Refuzoi Sylvinhon për të luajtur me Gjermaninë, talenti shqiptar transferohet në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 13 August 2024

Brajan Gruda është një nga talentet që ka shkëlqyer në Bundesligë sezonin e fundit, me sulmuesin 20-vjeçar që zgjodhi të luante për Gjermaninë përpara Shqipërisë, duke refuzuar ftesën e bërë nga Sylvinho përpara Europianit.

Duket se talenti shqiptar tashmë ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, duke i dhënë fund aventurës te Mainz 05 për një të ardhme në Premier League.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Grudës te skuadra e Brighton për shumën e 30 milionë eurove. 20-vjeçari ishte priorirteti kryesor i trajnerit të ri të skuadrës angleze, Fabian Hürzeler, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarzimi nga ana e klubit, që do të ndodhë ditët në vijim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera