Lajme

Refuzoi që ta operojë pacientin 19-vjeçar, por javë më parë kirurgu Fekaj kërkonte rritje page

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 11 February 2018

Kirurgu Enver Fekaj nuk ka pranuar ta operojë Hysen Ibrahimajn, 19 vjeçar, i cili më parë ishte operuar në spital privat te po i njëjti kirurg.

Operacionin e parë iu desht familjes Ibrahimajt që ta paguanin në një shumë prej 2 mijë eurosh, raporton KTV. Kirurgu Enver Fekaj e pranoi se i kërkoi para një pacienti 19-vjeçar për ta operuar në spital publik. Por, thotë se një gjë të tillë e ka bërë për shaka.

Me shaka ose jo, mjeku Fekaj për shumë kohë e la me plagë të hapur 19-vjeçarin duke refuzuar dhe madje duke ia pamundësuar operimin në Kirurgjinë Abdominale, shkruan Gazeta Shneta.

-Advertisement-

E, ‘krahë të fortë’ në këtë veprim të tij e pati edhe drejtorin e klinikës, Dr Rifat Bajrami. Kujtojmë se vetëm ditë më parë, kjo klinikë hyri në grevë duke kërkuar rritje page të dinjitetshme për shërbimet që ofrojnë.

Duke u ndarë nga kolegët e tyre, ata kërkuan nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës ngritje page për kirurgët, pasi aplikimi i tyre është më i ndjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera