Lajme

Refuzoi pagën gjashtëshifrore për tu bërë drejtor shkolle, suksese të jashtëzakonshme që në vitin e parë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 15 August 2017

Një avokat që u bë drejtor i një shkolle, i cili madje për të marrë drejtimin e saj hoqi dorë nga një pagë gjashtë shifrore, tanimë ka dhënë rezultatet e para mahnitëse.

Kjo pasi që, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, ai është gati të dërgojë pothuajse të gjithë studentët e tij në universitetet më të mira të Britanisë.

Bëhet fjalë për Mouhssin Ismail i cili la firmën ligjore ndërkombëtare “Norton Rose Fullbright” për të dhënë mësim, tani është përgjegjës për “Newham Collegiate Sixth Form”, në lindje të Londrës.

-Advertisement-

Dhe gjatë vitit të tij të parë të rezultateve, 190 nga 200 studentët e tij kanë siguruar vende në universitetet e “Grupit Russell” – duke përfshirë nëntë të cilët kanë marrë oferta nga Oxford ose Kembrixh dhe një nga MIT në SHBA.

“Unë jam jashtëzakonisht krenar për atë që kanë arritur”, ka thënë Ismail, 38 vjeç.

Sipas tij, ideja për të shkuar në universitetet e Grupit Russell do të ishte e pakonceptueshme dy vjet më parë. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera