Lajme

Refuzohet ankesa e Tomë Gashit, komisioni qeveritar aprovon dëbimin e këshilltarit të Albin Kurtit (Dokumente)

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 25 September 2020

Komisioni qeveritar për të hyaj ka refuzuar ankesën e avokatit Tomë Gashi për të mos e depërtuar nga Kosova këshilltarin e ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Tienmu Ma me shtetësi amerikane.

Gazeta inFokus ka siguruar të plotë vendimin e komsionit qeveritar, i cili shihet se është aprovuar nga vetë kryetari i komisionit qeveritar Agron Gashi.

Në bazë të këtij dokumenti, me ankesën e parashtruar, avokati Tomë Gashi nuk ka paraqitur dëshmi të reja që klienti i tij mund të fitoj leje qëndrim në Kosovë.

-Advertisement-

Të gjitha dëshmitë e reja ishin në kundërshtim me ligjin par të huaj, andaj edhe komisioni qeveritar i ankesave e ka refuzuar ankesën dhe e ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili nga sot është i plotfuqishëm.

Qëndrimi i Tienmu Ma që nga kjo datë kur është marrë vendimi konsiderohet ilega në Republikën e Kosovë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera