Refuzimi i Thaçit e Veselit për t’u takuar me ministren Haxhiu, flet Çollaku i cili i takoi para një jave
Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 29 March 2022
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk duan të takohen me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Bekim Çollaku, i cili i takoi një javë më parë, ka folur për një proces tepër të ndërlikuar në Hagë, i cili, sipas tij, duhet të monitorohet nga afër.
Ai tregoi edhe për gjendjen e dy politikanëve që jo shumë vjet më parë ishin në krye të shtetit të Kosovës.
Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Të njëjtën nuk do ta bëjnë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli.
Para se të nisej drejt qytetit holandez, Haxhiu nga Aeroporti i Prishtinës foli për vizitat e planifikuara. “Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”.
Ish-ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, para një jave i vizitoi Thaçin edhe Veselin. Vizita korrespondoi me përvjetorin e 23-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s për ta ndalur luftën në Kosovë. Ai tha për Gazetën Express se “Gjykata Speciale nuk është një çështje më të cilën duhet të merret vetëm Ministria e Drejtësisë”.
“Të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të luajnë rolin e tyre në mënyrë që të sigurojnë një proces të drejtë. Për më tepër, edhe shoqëria civile, mediat dhe organizatat tjera të specializuara për çështje të sundimit të rëndit dhe ligjit, duhet ta monitorojnë dhe ta përcjellin nga afër këtë proces gjyqësor”, tha Çollaku.
I pyetur nëse institucionet e vendit po sillen siç duhet me rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim, Çollaku konsideroi se kjo është “pyetje shumë komplekse” dhe e cila “nuk ka një përgjigje të thjeshtë”. Por ai tha se ky proces është jetik për historinë e Kosovës.
“Ky proces, është tepër i ndërlikuar dhe përfundimi i tij është jetik jo vetëm për drejtësinë, mirëpo edhe historinë tonë më të lavdishme. Duke qenë i një rëndësie të tillë, padyshim që institucionet tona shtetërore e kanë për detyrë që të bëjnë një monitorim strikt të këtij procesi, por sigurisht pa tentuar të interferojnë në drejtësi. Thelbësore për këtë proces është që të sigurohet një gjykim i drejtë dhe transparent”, tha ai.
Bekim Çollaku foli edhe për gjendjen e Thaçit dhe Veselit.
“Mund të konfirmoj se Presidenti Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Veseli gëzojnë shëndet të plotë si në aspektin fizik, po ashtu edhe në atë emocional. Kjo gjendje e tyre është e natyrshme duke marrë në konsideratë faktin se bëhet fjalë për dy liderë shtetërorë të cilët jeta i ka sfiduar me sfida shumë të rënda qysh në moshë të re. Prandaj, edhe në këtë proces të vështirë dhe të padrejtë, jo vetëm z. Thaçi dhe Veseli, por të gjithë luftëtaret e lirisë që ndodhën në paraburgim, janë dhe mbesin krenar dhe të pathyeshëm sepse janë të bindur se gjykata do të dëshmoj pafajësinë e tyre”, tha ai.
Çollaku tregoi se gjatë kësaj vizite i rastisi ta takonte edhe kreun e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin. “Kishte një vizitë nga një mik i tij gjatë kohës kur unë ndodhesha në vizitë”, tha ai.
Nga Gjykata Speciale nuk dhanë informacione nëse Thaçi dhe Veseli refuzuan kërkesat për takim.
“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion në lidhje me kërkesat specifike të vizitorëve ose vizitat e të paraburgosurve”, i tha Gazetës Express zëdhënësja e Speciales, Angela Griep.
Është hera e dytë që Thaçi dhe Veseli kanë refuzojnë takimin me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë. Një refuzim i ngjashëm ndodhi në shtator të vitit të kaluar.
Përveç Thaçit dhe Veselit, edhe nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj kishte refuzuar një takim me delegacionin e MD-së me arsyetimin se kjo gjë po ia merrte kohën e vizitave familjare.
Ministria e Drejtësisë tregoi sot se bashkë me ministren Haxhiu, për në Hagë kanë udhëtuar edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, si dhe deputeti Erxhan Galushi.
Vizitat do të zhvillohen më 30, 31 mars, dhe 1 prill.
Të tjera
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...
-
I gjenden 13 rẹvole, fishẹkë dhe një arṃë e gjatë, arrestohet i dyshuari në Viti
I gjenden 13 revole, fishekë dhe një armë e gjatë, arrestohet i dyshuari në V...
-
Bulliqi për përplasjen: Rrahmani kërkoi që të dalim jashtë për t’i qëruar hesapet
Përveç përplasjes brenda sallës së Kuvendit Komunal në Podujevë dje që desh k...
-
Vjosa Osmani nuk ia dha dorën në Podujevë, ja çfarë thotë Gërvalla
Presidentja, Vjosa Osmani vendosi që në ditën e inaugurimit të shtatores së i...