Lajme

Reforma në drejtësi, Shqipëria e gatshme ta ndihmojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 05 October 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me kryeparlamentaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ky takim vjen sipas agjendës së planifikuar për disa takime radhazi që ministrja e Drejtësisë po zhvillon gjatë kësaj jave në Republikën e Shqipërisë, duke u fokusuar në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe organeve të dala nga reforma në drejtësi.

Haxhiu vlerësoi rolin e Kuvendit për vettingun në sistemin e drejtësisë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, kryetarja e Kuvendit, Nikolla shprehu mbështetjen për forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve vendore në Kosovë.

Ministrja Haxhiu gjithashtu takoi kryesuesen e Komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, me të cilën bashkëbiseduan mbi përparësitë, mësimet dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe vizionin e ministres.

Haxhiu në nismat e ndërmarra e në planifikim në kuadër të reformës në drejtësi në Kosovë./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera