Lajme

Reduktimi i policisë në veri: Lushaku: Kjo qeveri ka sjellë një epilog tragjik

Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 11 August 2023

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për reduktimin e numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në një lidhje direkte në Edicion Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se Qeveria Kurti i ka sjellur Kosovës një epilog tragjik.

“Kjo situatë e cila është krijuar dhe domosdoshmëria për të marrë masa krahas sanksioneve ka pasur një epilog me shumë kosto për Kosovën. Kjo e ka dëmtuar imazhin e saj duke e hequr nga lista e shteteve që përfitojnë nga fondet e BE-së dhe ShBA-së. Tani jemi në një situatë – të dënuar siç jemi, ne tani duhet të detyrohemi të largojmë Policinë e Kosovës që në një situatë normale nuk do të ishin pjesë e kërkesave të parashtruara nga BE-ja”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

-Advertisement-

“Kjo është mjaft tragjike për Kosovën, ndërkohë që tani detyrohet t’i heq këto forca në dëm të sovranitetit që kërkonte qeveria, kjo tregon se kjo qeveri nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron”, ka shtuar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se Kosovës i është dëmtuar pozicioni ndërkombëtar duke marrë vendime të një anshme dhe duke u bërë cak i sanksioneve.

“Kur i befason miqtë, normal që do të përballesh me sanksione. Kjo qeveri na ka sjellë një epilog tragjik”, ka theksuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera