Lajme

Reduktimet e energjisë elektrike, Ramush Haradinaj ka disa pyetje për Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 23 December 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike që po ndodhin ditët e fundit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai i ka listuar disa pyetje Kurtit dhe VV-së.

Deputeti Haradinaj e ka pyetur Kurtin se ku i kishte mendtë kur e kundërshtonte me forcë investimin 1.2 miliardë dollarë për 500 megavatë energji.

-Advertisement-

“Ku i kishte mendtë Kurti e VV-ja kur e refuzuan investimin amerikan, 200 milionë dollarë falas, të aprovuara nga Presidenti Biden për gazsjellësin Shkup – Prishtinë?

Ku i kishin mendtë Kurti e VV-ja gjatë verës që nuk u morën me KEK, KOSTT, KEDS e KESCO, për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë, por e pritën dimrin e ftohtë?”, ishin disa nga pyetjet e kreut të AAK-së për të parin e ekzekutivit.

Që nga dita e mërkurë, Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera