Redon Berani: Luizi gjeti grua, Neda burrë ndërsa unë një motër në Big Brother VIP Albania
Autori: Gazeta inFokus
11:46 | 17 January 2025
Redoni ndau vlerësimin e tij për Eglin, duke e cilësuar atë si një lojtare shumë të fortë. “Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë.
Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të fortë dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy”, tha ai.
Duke folur për marrëdhëniet mes banorëve, Redoni tregoi për mënyrën si i sheh dinamikat tani që është jashtë shtëpisë. Ai vuri theksin te respekti për raportet e tjera: “Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin. Ndoshta ky ishte gabimi im”.
Kënga e fundit e Redonit, “Dashni me therra”, ka ngjallur diskutime për shkak të ngjashmërisë mes vajzës së klipit dhe Eglit. Por Redoni sqaroi se gjithçka është rastësi. “Kënga është realizuar para se të hyja në ‘Big Brother’. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo nuk është dedikim”.
Në një moment më personal, Redoni përshkroi cilësitë që vlerëson te një partnere: “E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq”.
Me një karrierë muzikore në zhvillim dhe një përvojë të veçantë në një nga reality show-t më të ndjekura, Redon Berani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke tërhequr interesin e publikut për çdo hap të tij.

T� tjera
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...


































