Lajme

Reçica i drejtohet ministres Hajdari: Jepni dorëheqjen, shpëtoni veten dhe parlamentin

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 25 May 2023
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se shtyrja e mbajtjes së kësaj seance plenare tregon për papërgjegjësinë totale të minsitres Rozeta Hajdari.

Ai i kërkoi ministres Hajdari të japë dorëheqjen nga pozita e minsitres.

“Ky raportim i ministres Hajdari eshte kerkuar ka kohe. Vete shtyrja e një raportimi të tille per 8 muaj, deshmon papërgjegjësinë totale të kësaj ministre. E di që koleget e pozitës e kanë për detyre me ndihmu Qeverinë. Me menyrën që po e bëni spo ndihmoni as Qeverinë e as vendin.Unë kisha ba ftesë të sinqertë me mbyll këtë debat dhe me dhënë dorëheqjen. Unë po mendoj se keni presion shumë të madh mos me dhanë dorëheqjen.Me dorëheqjen e shpëtoni veten dhe parlamentin mos me u marr me këtë punë”

Reçica ka sjellë në kujtesë edhe deklaratën e ministres Hajdari kur e njëjta ishte përfshirë në një aksident.

-Advertisement-

Ai shtoi se vetëm nga deklarata që ka dhënë se “femija e ka shkel veturën’ tregon për nivelin e saj.

“Vetem me deklaratën që femija e ka shkel veturën tregon për nivelin që ti e ke”, tha deputeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera