Lajme

Reçaku, tokë e ujitur me gjak e lot

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 14 October 2020

“N’daq me nem njerin thuj rritsh jetima”, kështu shprehet me dhimbje të madhe Avdullah Shaqiri nga fshati Reçak i Shtimës, teksa shpalos për T7 kujtime rrëqethëse.

Mes lotësh e vështirësive, ai ka rritur dy vajzat e vëllait, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më 15 janar të vitit 1999 në orët e hershme të mëngjesit, vdekja trokiti në fshatin Reçak.

-Advertisement-

Banorët e fshatit u zgjuan nga gjumi për shkak të krismave nga forcat serbe, që i kishin rrethuar në të gjitha anët. Ai mëngjes i kobshëm ishte i fundit për një pjesë të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera