Reali, video falenderimi Cristianos. Tifozët madrilenë me siguri do të qajnë
Autori: Gazeta inFokus
08:02 | 11 Korrik 2018
Real Madrid ka publikuar në kanalet e tij zyrtare një video falenderimi për Cristiano Ronaldon, i cili pas 9 vitesh la Realin për Juventusin.Juventusi do të jetë skuadra e re e futbollistit portugez, Cristiano Ronaldo, fituesi në fuqi i “Topit të Artë” dhe një kandidat për ta rifituar çmimin prestigjioz.
Kjo e martë ishte dita vendimtare për të sheshuar edhe detajet e fundit të tratativës së bujshme, që do të çojë kapitenin e kombëtares portugeze në Torino për 105 milionë euro.
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez dha lejen për të dërguar kërkesën e transferimit për lojtarin më të vlefshëm të ekipit, që kishte arritur më parë akordin me Juventusin për 30 milionë euro, për 4 vitet e ardhshme.
Udhëtimi i presidentit të Juventusit në Kallamata, aty ku Ronaldo ndodhet me pushime prej ditësh, ishte vendimtar për ecurinë e negociatave, që bindën edhe agjentin e futbollistit Jorge Mendes. Ky i fundit, që ndodhet pranë lojtarit në resortin grek të Costa Navarinos, do të marrë rreth 25 milionë euro komision.
“Ka ardhur koha të hap një kapitull të ri në jetë dhe për këtë kërkova transferimin. Iu lutem tifozëve të më kuptojnë, pasi kanë qenë të mrekullueshëm këto 9 vite. Reali ka zemrën time dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë. Kam reflektuar shumë, por tani koha është për një cikël të ri”, deklaron ylli portugez.
Kështu, ndodhi ajo që ishte paralajmëruar prej ditësh. I shtyrë nga pakënaqësitë me drejtuesit dhe oferta e majme financiare, Ronaldo vendos të provojë një aventurë të re në Itali. Më kot u tentua në orët e fundit një telefonatë mes trajnerit Lopetegui dhe lojtarit portugez, që ritheksoi dëshirën për t’u larguar nga Reali, madje pa asnjë ceremoni lamtumire.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...

































