Sport

Reali vendos në shënjestër mbrojtësin që luan në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 24 May 2023

Ferland Mendy u transferua me shumë bujë tek Real Madrid nga Lyon në vitin 2019. Mirëpo, 27-vjeçari që i kushtoi arkave të “Los Blancos” plot 48 milionë euro, nuk ia doli të përmbushë pritshmëritë e spanjollëve sa i takon linjës së majtë të mbrojtjes, sidomos sa i takon këtij sezoni me Mendy që ka humbur shumë ndeshje për shkak të problemeve fizike.

Në këtë formë, me kontratën që i përfundon në vitin 2025, drejtuesit e Realit mendojnë ta shesin në merkaton e verës dhe më pas të “hidhen” në sulm për një tjetër mbrojtës. Objektivi i madrilenëve është Andy Robertson i Liverpoolit, vlera e të cilit në merkato është të paktën 40 milionë paund. 29-vjeçari ka një kontratë me The Reds deri në vitin 2026 dhe deri në këtë moment nuk ka shfaqur asnjë interes për t’u larguar nga Anfield, megjithatë Reali mund t’i ndryshojë mendje.

Skocezi që i është bashkuar Liverpoolit në vitin 2017 nga skuadra e Hull City ka mundur t’i fitojë të gjithë trofetë e rëndësishëm me anglezët dhe mund të jetë momenti i duhur për një stimul të ri në karrierë. Mbetet për t’u parë nëse Reali do t’ia dalë ta bindë Robertson dhe Liverpool, teksa më herët dështuan të transferonin në Santiago Bernabeu, Alphonso Davies nga Bayern Munich.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera