Sport

Reali rinovon me Vinicius, priten edhe konfirmimet e dy brazilianëve të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 28 October 2022

Tifozët e Real Madridit mund të flenë të qetë. Siç raportohet nga mediet spanjolle, Vinicius Jr dhe klubi i “Los Blancos” kanë rinovuar kontratën.

Braziliani raportohet se ka nënshkruar një kontratë të re me klubin spanjoll, pjesë e së cilit tashmë do jetë deri në 2027-ën, po ashtu me rinovimin sulmuesi do të ketë edhe një rritje të pagës.

Njoftimi zyrtar ende nuk është dhënë sepse Florentino Perez, i cili planifikon të festojë këtë ngjarje së bashku me dy rinovime të tjera të rëndësishme, si ato të Rodrygo dhe Eder Militao.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy