Sport

Reali mbetet klubi i vetëm në garë për Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 17 December 2020

Kylian Mbappe tash e një kohë lidhet me një transferim të mundshëm në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Gazeta inFokus.

Por, në garë për transferimin e yllit francez ishin futur edhe Manchester City Bayern Munichi dhe Liverpooli, të paktën kështu kishin raportuar mediat.

Vlera e sulmuesit parisien sillet rreth 200 milionë euro, shumë kjo që shumë klube nuk mund ta përballojnë.

-Advertisement-

Bazavrezët tashmë kanë hequr dorë nga kjo, madje sipas Karl-Heinz Rummenigge, Mbappe asnjëherë nuk ak qenë në planët e tyre.

“E dua Mbappen dhe mënyrën e tij të lojës, por kurrë nuk kemi konsideruar që mund të vijë në Bayern. Përveç kësaj, është mirë aty ku është”.

Në anën tjetër City ka ndalur interesimin e tij për shërbimet e 21 vjeçarit pasi po presin ta transferojnë Messin në verën e ardhshme.

Kurse në ‘Anfield’ pandemia ka shkaktuar telashe të mëdha ekonomike, duke u larguar kështu nga gara.

Klubi i vetëm që do të ketë mundësinë të transferoj Kylian Mbappen mbeten ‘Los Blancos’ pasi kanë përfituar 200 milionë të hyra nga shitja e lojtarëve./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera