Sport

Reali i ka blinduar katër mesfushorët kryesor të skuadrës (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 16 September 2017

Suksesi i Real Madridit në vitet e fundit nuk do të ishte i mundshëm pa katërshen e mesfushës Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro dhe Isco.

Drejtuesit e Real Madridit janë të kënaqur me katër mesfushorët kryesor të skuadrës, Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro dhe Isco.

Të katër këta lojtarë e kanë të sigurt të ardhmen në klub, për shkak të kontratave të tyre afatgjate.

Isco dhe Toni Kroos i kanë vazhduar kontratat e tyre deri në vitin 2022, Casemiro ka kontratë deri në vitin 2021, ndërsa Modric deri në vitin 2020.

-Advertisement-

Kështu kjo katërshe edhe për të paktën tre vite do të luajë së bashku, duke u premtuar tifozëve një shou në Santiago Bernabeu. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera