Sport

Reali ka 30 ditë kohë për merkaton dhe 50 për të shpëtuar sezonin

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 26 December 2017

Nuk ka tjetër zgjidhje. Të paktën kjo është mënyra se si mendohet në Bernabeu. Kampionti i ligës në harresë, natyrisht jo derisa matematika e lejon, por nuk është objektivi parësor i klubit.

Nuk do ta mendojnë atë, por La Liga tashmë qëndron në një vend të ‘parkuar’ përkundur faktit se pjesa e dytë e sezonit duhet të luhet. Pra pas kësaj, objektivi kryesor i Real Madridit, logjikisht është Champions League, hapi parë quhet PSG dhe ndoshta më i komplikuar në rrugën e mbrojtjes së titullit kampion i Europës, përcjellë Albeu.com.

Zidane ka në dispozicion 50 ditë për t’u përgatitur në lidhje me eliminatoren e rëndësishme ndaj Francezëve dhe që klubi e konsideron si shpëtim të sezonit, i cila është i rrallë që të vazhdojnë luftën vetëm në Champions. Titujt nuk harrohen, dhe nuk harrohet as ajo cfarë ndodhi ndaj Barcelonës. Dhe viti 2017 ishte viti më i mirë në historinë e klubit.

-Advertisement-

Gjithashtu, Florentino Perez ka në dispozicion 30 ditë të afatit kalimtar të janarit, nëse mendon që të bëjë ndonjë transferim që do i ndihmonte klubit në këtë kohë të vështirë, sidomos në kampionat. Portjeri Kepa raportohet që ka arritur marrëveshje me Madrilenët, dhe ditëve në vijim do të shohim vendimin e klubit në lidhje me transferimin e ndonjë sulmuesi, aty ku kanë çaluar më së shumti apo do të vazhdojnë ti besojnë lojtarëve aktual.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera