Reali ‘fundoset’ pa Ronaldon, Atl.Madrid është mbret i Europës
Autori: Gazeta inFokus 06:46 | 16 August 2018
Atletico Madrid është mbreti i ri i Europës, pasi ka mundur bindshëm, me rezultatin 4-2 rivalin historik, Real Madrid, kësaj here jo më në La Liga, por në një kompeticion europian. Një fitore që i ka dhuruar skuadrës Colchonero trofeun e Superkupës së Europës, për të nisur sezonin në mënyrë perfekte. Nga ana tjetër, Real Madrid, që për një pjesë të lojës krijoi iluzionin se mund të sundojë edhe pa Cristiano Ronaldon, në të vërtetë u shkatërrua e përul në këmbët e Atletico Madrid.
Pas tre trofeve radhazi të Champions League, Los Blancos kanë dështuar në misionin për të hipotekuar po aq trofe radhazi të Superkupës së Europës, pasi rivalët e tyre të Madridit kanë rrëmbyer trofeun në mënyrën më fantastike. Vinte në këtë finale të madhe si fitues i vogël i UEFA Europa League, por mbrëmjen e kësaj të mërkure, Atletico Madrid u shpall mbret i Europës. Galaktikët, sikurse dhe vetë trajneri Lopetegui kanë nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon duke regjistruar një disfatë të rëndë. Nga ana tjetër, skuadra e Atletico Madrid, pa trajnerin e saj, Simeone, i dënuar të ndjekë ekipin nga tribuna VIP për shkak të skualifikimit, ka bërë magjinë, duke fituar një finale dramatike.
Ishin Colchoneros ata që kaluan të parët në avantazh, me Diego Costa, që ende pa nisur mirë loja, në të 1’ ka shkundur rrjetën e portës së Real Madrid, të mbrojtur nga Navas, pas një aksioni individual spektakolar. Sulmuesi ka fituar duelin e dyfishtë ndaj Varane dhe Sergio Ramos, për të dërguar topin në rrjetë nga një pozicion aspak i favorshëm për atë. Nuk ka vonuar reagimi i Los Blancos, të cilët janë spostuar në gjysmëfushën e Atleticos, duke shpërdoruar disa raste flagrante për gol.
Një takim ky me golin që vetëm sa është shtyrë për pak minuta, pasi në të 27’ Real Madrid ka barazuar shifrat falë golit të Benzema, në një ditë perfekte, që ka dërguar në rrjetë topin e shërbyer nga Bale.
Real Madrid nuk mjaftohet me barazimin dhe vijon të dominojë në fazën ofensive, por pa saktësi në finalizim, teksa agresiviteti në sulm ka krijuar disa herë dobësi në fazën defensive, aty ku Diego Costa gjendet gjithmonë në përpjekje për të ndëshkuar fituesit e Champions League. Presioni i ushtruar nga skuadra e Lopeteguit është shpërblyer, kur në të 62’, Sergio Ramos ka shndërruar në gol një 11-metërsh të akorduar nga arbitri në favor të Real Madrid, për prekje të topit me dorë në zonë nga ana e Juanfran. Real Madrid përmbys gjithçka dhe kryeson në shifrat 2-1, por vetëm provizorisht.
Ishte minuta e 79’, kur njeriu i ndeshjes, Diego Costa ka prishur festën e Galaktikëve, duke shënuar golin e dytë personal, pas topit të shërbyer nga Correa, për të barazuar shifrat në 2-2. Golat, spektakli dhe emocionet nuk kanë munguar as në kohën shtesë, përkundrazi kanë qenë në dozë maksimale, por kësaj here me dominim total të Atletico Madrid.
Superioriteti i djemve të Simeones është materializuar në të 98’, kur Saul ka kaluar Atletico Madrid në avantazh për të dytën herë gjatë ndeshjes, me një gol spektakolar, Colchoneros kryesojnë sërish, 3-2. Nuk a përfunduar, tashmë Atletico i imponohet tërësisht Realit të zbërthyer në mënyrën më të shëmtuar në mbrojtje, dhe ia del qëllimit që të injorojë Galaktikët, duke thelluar epërsinë në 4-2 në minutën e 104’ me Koke. Përballë një Reali të dorëzuar, nuk kanë munguar rastet në favor të Atletico Madrid, por pa patur më gola.
Të tjera
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...
-
Ambasadori Malaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen dialogut me Serbinë
Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një...
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...
-
Hamza viziton një fermë në Keqekollë: Kosova duhet ta rris prodhimin vendor
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza përmes një postimi në Facebo...
-
Pas akuzës nga Haxhiu, Basha e quan Sami Lushtakun “bandit”
Pas Albulena Haxhiut, edhe Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar nda...
-
Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka...
-
Albulena Haxhiu e akuzon Sami Lushtakun: Mbrëmë personalisht tentove ta sulmoje eskortën e Kryeministrit
Kryeministri Albin Kurti nuk është pritur mirë mbrëmë në Skënderaj, me dhjetë...
-
Kryeministri i Serbisë dha dorëheqje: Çka pritet tash?
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje nga posti, mes valës s...