Sport

Reali bënë gafën e vitit, humbën ndaj Betisit edhe pse inkuadroi në fushë futbollistin e 12 (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 21 September 2017

Ka ardhur gafa e vitit dhe ndoshta e dekadës dhe mileniumit në futbollin spanjoll, ku pjesë e saj ishte pikërisht kampioni në fuqi, Real Madridi në ndeshjen e djeshme (e mërkurë) ndaj Real Betisit. 

Real Madridi ka qenë pjesë e një prej gafave më të mëdha në futbollin spanjoll apo më saktë në kampionatin elitar, La Liga.

Kjo gafë erdhi pikërisht në ndeshjen e mesjavës të luajtur në Santiago Bernabeu ndaj Real Betisit.

-Advertisement-

Në këtë takim ‘Mbretërit’ humbën 1-0, kur në minutat shtesë erdhi një gol i shënuar nga sulmuesi 21-vjeçar Antinio Sanabria.

Luhej minuta e 72 e ndeshjes, kur klubi me renome botërore, ndoshta më i titulluari në planet bërë një gafë të pafalshme.

Gjatë kësaj minute, Reali inkuadroi në lojë edhe futbollistin e 12 dhe ai ishte sulmuesi Borja Mayoral, i cili nuk e zëvendësoi askënd.

Momenti kur Reali pati 12 lojtarë në fushë..

Megjithatë, gjyqtari i ndeshjes Antonio Lahoz e kuptoi shpejt gafën dhe kërkoi të ndërpritet ndeshja, për tu kryer zëvendësimi mirë.

Pastaj nga ndeshja doli mesfushori kroat, Luka Modric për t’i liruar vendin spanjollit Mayoral, pasi semafori kishte treguar gabimisht zëvendësimin me numrin 12, Marcelon, i cili u zëvendësua më parë nga Lucas Vazquez.

Videot dhe fotografitë me Realin me 12 futbollistë në fushë po bëjnë gjiron e botës, ku janë bërë objekt i shumë përqeshjeve dhe talljeve nga tifozët kundërshtar. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera