Sport

Real Madridi synon fitoren e pestë rresht në La Liga kundër Sociedadit, formacionet

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 17 September 2023

Real Madridi arriti që ta përsërit fillimin e sezonit të kaluar duke fituar katër ndeshje rresht, me fitoren e fundit kundër Getafes me përmbysje e ku Joselu shënoi golin e tij të parë pasi që u kthy në klub

Vendasve ju deshën minutat shtesë që Jude Bellingham të shënoi për të bërë që përsëri të shfaqet debati që Los Blancos kanë nevojë për një sulmues, pasi që Vinicius Junior tashmë është lënduar.

Megjithatë, ka pasur lajme të mira për Carlo Ancelottin pasi që në skuadër janë kthyer Dani Ceballos dhe Ferland Mendy që janë rikuperuar nga lëndimet.

-Advertisement-

Edhe pse janë të pamposhtur në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit, madrilenët i kanë kaluar tri ndeshje duke marrë gol këtu derisa kanë arritur që të shënojnë vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit me Real Sociedadin, ku kanë fituar 3, barazuar dy dhe humbur dy.

Ancelotti sonte është detyruar të startoi me formacion 4-3-1-2 e ku në sulm janë dyshja Rodrygo dhe Joselu ndërkaq pas tyre është Jude Bellingham.

Në anën tjetër Sociedad ka startuar me formacion klasik 4-4-2 me Kubo e Oyarzabak bë sulm.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid

Real Sociedad

Ndeshja fillon në ora 21:00 në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid të Spanjës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera