Sport

Real Madridi përjashton mundësinë e transferimit të Eriksen

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 06 February 2019

Mesfushori danez pëlqehet nga disa klube të mëdha evropiane.

Real Madridi kishte shprehur interesim të madh për Christian Eriksen gjatë verës së shkuar, por kishte marrë përgjigje negative nga Tottenhami, shkruan KosovaPress.

Kërkesa e lartë e klubit anglez ka detyruar drejtuesit e Realit të heqin dorë nga 26-vjeçari. Tottenhami kërkon 225 milionë funte për danezin, që do ta bënte atë futbollistin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

-Advertisement-

Gazeta Marca raporton që Reali ka vendosur të gjejë një rrugë më të lirë për të mbajtur mesfushën e fortë. Ata do t’i rinovojnë kontratën Luka Modriqit, i cili është bindur për të qëndruar më gjatë në Santiago Bernabeu.

Ndërkohë Eriksen ende nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën dhe te Reali do të presin nëse ai do të vendosë të largohet si lojtar i lirë e më pas mund të hidhen në sulm për t’i bërë ofertë lojtarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera