Sport

Real Madridi kualifikohen në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 09 December 2020

Real Madridi është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kamionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Los Blancos’ kanë triumfuar ndaj Borussia Monchengladbachit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e fundit të Grupit B.

Të dy golat për madrilenët i realizoi sulmuesi francez, Karim Benzema, në minutën e 9’ dhe 32’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Real Madridi ka përfunduar i pari me 10-të pikë, kurse Monchengladbachi i dyti me 8-të pikë, aq sa ka edhe Shakhtar Donetski që për shkak të ndeshjeve direkte do të luaj në Ligën e Evropës., kurse Interi është eliminuar nga të dy garat./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera