Real Madridi ka nisur kontaktet me Hazard
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 09 January 2018
Eden Hazard mund të jetë më afër Real Madridit. Sipas “Radio Montekarlo”, klubi i bardhë ka mbajtur kontakte me lojtarin belg, i cili është 26 vjeç.
Një nga çelësat për transferimin e tij, që të hyjë në fuqi, është se Zidane e pëlqen shumë. Përveç kësaj, media franceze siguron se Hazard nuk i ka pranuar dy ofertat e rinovimit, që Chelsea i ka ofruar në muajt e fundit, kështu që duket e qartë se e ardhmja e tij është larg klubit të Londrës. Ndërkombëtari belg ka një kontratë me “blues” deri në verën e vitit 2020. Në dy raste, klubi anglez i ka dhënë atij propozime për t’ia përmirësuar kontratën. Atij iu ofrua një ngritje page, që e bënte futbollistin më të paguar në Premier League: ai do të merrte 17.6 milionë euro në sezon, ndërsa mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, aktualisht lojtari me pagën më të lartë në ligën angleze, përfiton 17 milionë euro për edicion.
Kjo është e vetmja mënyrë që Chelsea duhet të përpiqet ta mbajë yllin e vet. Megjithatë, rreziku i largimit ekziston. Arsyeja është se ai ka rënë dakord me klubin e bardhë për largimin e tij në verën e vitit 2018, kështu që belgu preferon të presë dhe të vazhdojë të ëndërrojnë për të luajtur në Madrid. Babai i tij ka folur së fundi: “Edeni ka refuzuar një zgjatje të kontratës për të qenë në gjendje, nëse është e nevojshme, që t’i shërbejë interesimit të Real Madridit, ku do të duket mirë”. Babai i sulmuesit të Chelsea, megjithatë, tha se ndërkombëtari belg nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me klubin e udhëhequr nga Zinedine Zidane.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































