Sport

Real Madridi e mposht Gironën

Autori: Gazeta inFokus 00:03 | 27 August 2018

Real Madridi i Julen Lupeteguit e ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga pasi të dielën e mposhti Gironën në udhëtim, në një ndeshje ku i fitoi dy penallti.

Girona ishte nikoqire e Real Madridit në “Municipal de Montilivi”, në Girona, në kuadër të javës së dytë të La Ligës, por nuk arriti t’i bëjë ballë kampionit evropian duke humbur me rezultat të thellë 4-1.

Në fakt, Girona i nxori telashe Real Madridit në 45 minutat e parë të ndeshjes, duke kaluar e para në epërsi.

-Advertisement-

Edhe pse kjo pjesë lojë u dominua dhe kontrollua nga Madridi, Girona shënoi e para pas 17 minutave lojë, kur Garcia realizoi gol të bukur në portën e Keylor Navasit.

Megjithatë, Marco Asensio u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti në favor të madrilenëve, të cilën e konkretizoi në gol Sergio Ramos, pesë minuta para përfundimit të kësaj pjesë loje.

Girona pati dy goditje në portë, aq sa Real Madridi.

Reali u fut në pjesë të dytë shumë më i fuqishëm dhe kaloi në epërsi për herë të parë falë një penalltie tjetër të fituar nga Asensio, në minutën e 52-të. Këtë herë, ishte Karim Benzema që realizoi nga pika e bardhë.

Uellsiani Gareth Bale me një vrapim të shpejtë i dha epërsinë prej dy golave madrilenëve gjysmë ore lojë.

Fitoren e Realit e vendosi Karim Benzema në minutën e 80-të.

Reali tani ka gjashtë pikë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, ngjashëm si Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera