Real Madridi dorëzohet për Modric
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/01/luka-modric-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
11:40 | 17 January 2019
Ëndrra e verës së kaluar e tifozëve zikaltër kthehet në rend dite. Interi, për verën e ardhshme po synon fort të marrë shërbimet e Luka Modric, fituesit të “Topit të Artë” për vitin 2018 dhe numrit 10 të Real Madridit.
Kroati, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko (pjesë e klubit italian në fjalë), ishte afër kalimit tek Interi, gushtin e kaluar, pas Kupës së Botës, ku përfundoi në vendin e dytë me kombëtaren e tij. Tani, në ndihmë të përmbushjes së këtij operacioni, shtohet edhe Marotta. Prej tij synohet goditja vendimtare.
Sinjalet nga Spanja, shkruan “Corriere dello Sport”, janë pozitive në lidhje me shitjen e ish-lojtarit të Tottenham. Rinovimi i kontratës së kroatit, e cila skadon në vitin 2020, nuk është adresuar dot deri më tani, me Real Madridin që, për këtë rol ka fokusuar danezin Christian Eriksen. Ky i fundit është objektivi numër një për mesfushën e “Los Blancos”.
Klubi zikaltër, pas sigurimit të Diego Godin në verë, do të bëjë hapa të tjerë përpara në merkato. Duket mision i vështirë, por jo i pamundur marrja e kroatit. Kontaktet me njerëzit e besuar të nënkampionit të botës janë gjithmonë e më “të gjalla”, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të bëjë Real Madridi me Eriksen.
Nëse Florentino Perez ia del të marrë në kryeqytetin spanjoll yllin danez të Tottenham, atëherë sulmi zikaltër për Modric është gati. Marotta e ka gati planin. Pasi u largua nga Juventusi me shijen e një operacioni “big”, si ai i Cristiano Ronaldos, lëvizja e tij e parë me zikaltrit mund të rifillojë nga Real Madridi. Luka Modric është i pari në listën e dëshirave dhe objektivave.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/Prince-ballina-e17083559109131.jpg)
Të tjera
-
Kurti: Bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ismail Kadare ka mundësuar që lexuesit t...
-
Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve
Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e s...
-
Policia shqipton 1324 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1324 g...
-
Begaj për vdekjen e Kadaresë: Shqiptarët humbën gjeniun e tyre
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së shkrimtarit ...
-
Arrestohen dy vëllezër në Suharekë, kañosën dhe sülmuan njëri tjetrin
Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra në Suharekë pasi pas një mosmarrëvesh...
-
Një person ngacmohet nga një burrë në Prishtinë
Një person ka njoftuar policinë se ndihet i kërcënuar nga një burrë me të cil...
-
Presidenti Begaj pas vdekjes së Kadaresë: Shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave
Sot është ndarë nga jeta shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare. Për vd...
-
Rast i rëndë në Podujevë: Kreu abort të paligjshëm, i përkeqësohet gjendja – Policia arreston dy gra
Një grua shtatzëne nga Podujeva po dyshohet se ka kërkuar tretman mjekësor pa...
-
EUROSTAT: Shqipëria e fundit në Evropë sa i përket të ardhurave për frymë
Shqipëria renditet e fundit në Evropë në kuadër të të ardhurave për frymë. ...
-
Jahjaga për vdekjen e Kadaresë: I përjetshëm kujtimi për ju mjeshtër i madh
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare vdiq sot në orët e hershme të mëngj...
-
Kadare ndërroi jetë sot në spital në ora 08:50, Shtëpia Botuese “Onufri” tregon detaje
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur mëngjesin e sotëm, në mo...
-
Policia në Ferizaj realizoi veç gjatë qershorit 170 urdhëresa të gjykatave
Policia në Ferizaj gjatë muajit qershor ka realizuar 170 urdhëresa të gjykata...