Sport

Real Madridi dhe Juventusi janë pranë marrëveshjes për transferimin e Cristiano Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 10 July 2018

Real Madridi dhe Juventusi janë pranë marrëveshjes për transferimin e Cristiano Ronaldos, shkruan GazetaFokus.

Kuptohet që mund të ketë zhvillime të rëndësishme në 48 orët e ardhshme, me Realin që pritet të marrë një vendim përfundimtar rreth asaj se si të vazhdojë me ofertën nga Juventusi.

Kampioni i Serie A shpreson një kontratë prej 88 milionë funte për 33-vjeçarin, i cili është i vendosur të largohet nga Madridi pas nëntë vitesh në Bernabeu.

-Advertisement-

Ronaldo, i cili është golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në Madrid me 450 gola, ka fituar dy tituj të La Ligas, dy Copa del Rey dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve gjatë kohës së tij me klubin.

LEXO EDHE: Gati stadiumi i Prishtinës, flet ministri dhe kryetari i FFK-së (Foto)

Pro World Football News kupton se bisedimet kanë vazhduar mes Juventusit, Madridit dhe agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes.

Mendes ka insistuar më parë se Ronaldo do të jetë “përjetësisht mirënjohës” për Madridin nëse vendos të largohet nga klubi këtë verë.

“Nëse kjo ndodh, thjesht do të jetë një fazë e re, një sfidë e re në karrierën e tij të shkëlqyer”, tha Mendes për gazetën portugeze “Record”.

“Nëse Cristiano Ronaldo largohet nga Real Madridi, ai do të jetë përjetësisht mirënjohës për klubin, presidentin, të gjithë drejtorët, stafin mjekësor, të gjithë stafin pa përjashtim, si dhe të gjithë tifozët e Madridit në mbarë botën”. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera