Sport

Real Madridi bën një tjetër mrekulli, kualifikohet në finalen e madhe të Championsit

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 04 May 2022

Real Madridi ka arritur ta bëjë një tjetër mrekulli. “Los Blancos” arritën të kualifikohen në finalen e madhe të Champions Leagues.

Ata eliminuan Manchester Cityn në një rikthim senzacional, shkruan Gazeta Express.

Riyad Mahrez shënoi në minutën e 73-të për ta dërguar Cityn në dy gola epërsi ndaj Real Madridit.

Por, fundi ishte special për madrilenët.

I inkuadruari në lojë, Rodrygo shënoi dy gola të shpejtë 90’ dhe 90+1’, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Aty, qysh në start u akordua një penallti për vendasit, nga ku i saktë u tregua Karim Benzema.

Tani, Real Madridi do ta presë në finale Liverpoolin.

Të tjera