Sport

Real Madrid – Juventus, finalja e Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 10 May 2017

Real Madrid – Juventus është finalja e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Evropës, Real Madrid do të luajë finalen e dytë radhazi, pasi eliminoi Atletico Madridin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen e dytë të zhvilluar në “Vicente Calderon”, Atletico arriti të fitojë me rezultat 2:1, por kjo nuk i mjaftoi për të shkuar tutje.

-Advertisement-

Reali e kishte fituar me rezultat të thellë 3:0 gjysmëfinalen e parë, dhe kështu është kualifikuar me rrezultat të përgjithshëm 4:2, pas dy ndeshjeve.

Golat në këtë takim i realizuan Saul Niguez a Antoine Griezmann për Atleticon, ndërsa për Realin golin e vetëm e realizoi Isco.

Finalja Juventus – Real Madrid, do të luhet në Uells më 3 qershor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera