Reagon Vetëvendosje për Frashërin: U shkel fjala e lirë në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 02 March 2018
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas ndaljes së fjalës së deputetit të kësaj lëvizje, Frashër Krasniqi në Kuvendin e Kosovës nga ana e kryetarit Kadri Veseli.
Vetëvendosje e ka quajtur këtë shkelje të fjalës së lirë nga ana e Veselit, raporton Indeksonline.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk pranon cenimin e fjalës dhe shprehjes së lirë në Republikën e Kosovës si e drejtë dhe liri e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si normë e arritur humane globale, nga asnjë person apo institucion, pa marrë parasysh hierarkinë, pozitën apo fuqinë keqpërdoruese” thuhet në njoftimin eVV-së.
Reagimi i plotë:
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli në mënyrë arbitrare, me arrogancë dhe egërsi të pashembullt, i ka ndërprerë fjalën deputetit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Frashër Krasniqi pas një fjalie të vetme të thënë në foltore. Derisa deputeti Krasniqi ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, në kohën e deklarimeve jashtë rendit ditës sipas radhës, pa paralajmërim, në kundërshtim me normat e Rregullores së Kuvendit, pa asnjë bazë ligjore dhe pa kurrfarë arsyetimi, Kadri Veseli i ka ndërprerë fjalën. Ky është veprim kundërkushtetues, i kundërligjshëm dhe i patolerueshëm.
Ky veprim i Kadri Veselit është një precedent që duhet të shërbejë si një sinjal dhe alarm i jashtëzakonshëm për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për gjithë shoqërinë kosovare, për secilin qytetar të lirë të Republikës së Kosovës. Ky veprim përbën edhe një shembull më shumë të kapjes totale jo vetëm të institucioneve shtetërore, por tani edhe i të drejtës për mendimin, shprehjen dhe fjalën e lirë. Madje në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Kjo është shkelje serioze në kuptimin e plotë të fjalës.
Veprimi i tillë i pakontrolluar, arbitrar e i paarsyetuar i Kadri Veselit, përveç shkeljes normative të garantuar me Kushtetutë dhe Rregullores së Kuvendit, jo vetëm lë shumë për të dyshuar, por detyrimisht hapë shteg për shumë pyetje dhe në kuptimin politik. Çfarë është prapaskena e këtij veprimi kundërligjor e arbitrar? Cila është frika e vetë Kadri Veselit nga shprehja e lirë e një deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës? Pse Kadri Veseli sot reagoi si ta trajtonte Frashër Krasniqin ‘terrorist’. Deri ku mund të shkojë arbitrariteti dhe keqpërdorimi i pozitës së Kryetarit të Kuvendit? A mos e nënkupton kjo edhe kapjen e sistemit tonë gjyqësor nga Kadri Veseli që po ngritë raste të montuara politike kundër VETËVENDOSJE!-s?
Lëvizja VETËVENDOSJE! në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk pranon cenimin e fjalës dhe shprehjes së lirë në Republikën e Kosovës si e drejtë dhe liri e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si normë e arritur humane globale, nga asnjë person apo institucion, pa marrë parasysh hierarkinë, pozitën apo fuqinë keqpërdoruese. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk pranon dhe nuk lejon një krim të tillë, nuk lejon cenimin e thelbit të qenies njerëzore.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...