Lajme

Reagon Tahiri : E kam merituar këtë numër /FOTO

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 May 2017

Kandidati për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar pas disa kritikave që u bënë për renditjen e listës me kandidatët për deputetë nga koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa.

Tahiri është renditur me numrin 10 ndërsa më poshtë janë renditur Sabri Hamiti, Dorutinë Maloku-Kastrati, Besa Gaxherri, por ajo për të cilën u bë më së shumti zhurme është Vjosa Osmani-Sadriu e renditur me numër 81, raporton Infokusi.com

Sot Tahiri ka reaguar përmes një postimi ne “facebook” duke shkruar  se e ka merituar këtë numër sepse ka kryer punë të mëdha njësoj si do të kryej gjëra madhore bashkë me qytetarët edhe në vazhdim.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë “Disa njerëz me luftuan shumë, por ne fund vendos qytetari”, transmeton Infousi.com

Postimin e plotë të Tahirit mund ta gjeni më poshtë:

“Disa njerëz me luftuan shumē, por ne fund vendos qytetari.

Me te mira na qoftē udhëtimi i perbashkët?

Unë ju them me shpirt e zemër, se ky numër është i radhitur mbi emrin tim, falë bashkpunimit me ju të nderuar bashkombas.

Nuk do e kisha merituar ketë numër nëse nuk do kishim kryer punë të m’dhaja siq i kemi kryer sebashku…. e që do të kryejmë shumë gjera madhore ne ditet e ardhshme.

Meritor për sukseset e mia, jeni ju.

Me ju deri në Botën tjetër, i pa lodhur dhe i pa dorëzuar✊?

Labinot Islam Tahiri- FKSH

AKR- KOSOVE”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera