Reagon Sveçla: Policia e Kosovës nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 14 March 2022
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të nisur sot nga Inspektorati i Policisë dhe Prokuroria Speciale ndaj dhjetëra zyrtarëve policorë nën dyshimet për përfshirjen e tyre në veprimtari të kundërligjshme. Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
Me anë të një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ministri Sveçla ka përgëzuar IPK-në dhe institucionet vartëse të MPB-së për siç ka thënë, “të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre”.
Reagimi i tij i plotë:
Policia e Kosovës renditet si institucioni i dytë më i besueshëm për qytetarët dhe kjo natyrisht është falë punës së zyrtarëve policor dhe jo vetëm. Ne jemi zotuar që këtë vlerësim do ta ruajmë dhe do të punojmë maksimalisht që ta ngrisim më lartë. Në kuadër të kësaj, të gjithë ata që tentojnë apo e njollosin punën e ndershme dhe profesionale të zyrtarëve tjerë policor, nuk kanë vend në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës nuk do të jetë më asnjëherë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Përgëzoj Inspektoratin Policor të Kosovës dhe institucionet vartëse të MPB-së të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë integritet dhe profesionalizëm brenda të gjitha agjencive që drejtojmë. Në kuadër të kësaj, kushdo që cënon integritetin e institucionit, padyshim do të përballet me drejtësinë sipas ligjeve në fuqi.
Të tjera
-
Gὁditet nga traktori një person në Rahovec, ndërron jetë në Spital
Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec. Sipas ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Hajvali
Një person pa shenja jete është gjetur në Hajvali të Prishtinës. Policia k...
-
Hill: S’mendoj që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, ajo që kërkojnë europianët është normalizimi
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill beson se njohja de jure e K...
-
Nga 1 janari erdhën në jetë 3 mijë e 98 fëmijë, nuk u regjistrua asnjë rast i vdekjes
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës ...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, kër cënoï një grua përmes telefonit
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që përmes telefonit kishte kanos...
-
Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej 1 korrikut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi,
Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zon...
-
Kurti mbledh ministrat
Kryeministri Albin Kurti do të mbledhë ministrat, në mbledhjen e radhës. N...
-
Kaos në parlamentin e Italisë, deputetët përleshen me njëri-tjetrin me grushta/PAMJE
Parlamenti i Italisë është shndërruar në një arenë boksi mes deputetëve, të c...
-
Rama sot pret në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të pres në takim ish-ofic...
-
SHBA-ja zgjeron listën e sanksioneve duke përfshirë një kompani ruse në Beograd
Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biz...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje në zonën veriperëndimore
Rrymat ajrore atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore, të cilat do të sjell...