Sport

Reagon Sokol Cikalleshi pas infektimit me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 11 October 2021

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Për këtë arsye ai nuk do të mund ta ndihmoj Shqipërinë në ndeshjen shumë të rëndësishme të martën mbrëma ndaj Polonisë.

Pas infektimit me ‘Covid-19’, ka reaguar vet Cikalleshi, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram ka shkruar se koronavirusi e ndaloi atë, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush.

-Advertisement-

“Covid-19 më ndaloi mua, por kombëtaren kuqezi s’e ndalon dot askush”, shkroi Cikalleshi në profilin e tij në Instagram.

Shqipëria është në rrugë të mirë për sigurimin e vendit të dytë në grupin I, e cila do t’ia siguronte fazën e play-offit për kualifikim në Kupën e Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera