Lajme

Reagon Sibel Halimi për rrahjen e të moshuarës: KUR DHUNA SHNDËRROHET NË ARGËTIM

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 02 November 2022

Zëdhënësja e partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të videos ku shihet se një e moshuar është rrahur nga një infermiere në një qendër të moshuarve në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është e dhimbshme që ta shohësh një grua e moshuar të cilës në shtëpinë e të moshuarve  e kur kjo dhunë po shëndërrohet në argëtim.

“KUR DHUNA SHNDËRROHET NË ARGËTIM Është e dhimbshme ta shohësh një grua të moshuar, të cilës në shtëpinë e të moshurave, përveç pensionit dinjitoz, i mungon edhe minimalja për jetë e dinjitet, përkujdesi njerëzor. Pa e parë me zë dhe me figurë nuk e beson se diçka e tillë mund të ndodh”, ka shkruar Halimi.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se vajzat që e kanë sulmuar gruane  moshuar e kanë humbur cdo fije lidhëse me njërëzoren.

“Zonja në fjalë, veç halleve të moshës, sulmohet fizikisht nga disa vajza të reja, që e kanë humbur çdo fije lidhëse me njerëzoren. Duke kërkuar dënim për këtë akt mizor, mbetem me shpresë që ky rast të troket në ndërgjegjen e secilit e secilës, që kujdesi për të moshuarit të jetë përgjegjësia jonë e çdoditshme!”, ka shkruar tutje Halimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera