Lajme

Reagon rrjeti i grave: Shteti po dështon në mbrojtjen e grave

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 08 August 2018

Rrjeti i grave të Kosovës ka reaguar pas vrasjes në Gjakovë, ku burri vrau gruan dhe vajzën e tij.

Ky rrjet përmes një reagimi kanë theksuar se shteti po dështon që të mbrojë gratë. Ato kanë kujtuar se vrasësi i këtij rasti më parë ka qenë i dënunar, pikërisht për dhunë në familje.

Sipas Rrjetit të Grave, po t’i ishte dhënë me kohë dënimi i merituar këtij personi, atëherë sot do të ishin duke jetuar një nënë dhe një bijë.

-Advertisement-

“Lirimi i tij ka dërguar në vrasjen e gruas dhe të vajzës. RrGK beson, që në rast se i njëjti do të ishte dënuar paraprakisht, sot nuk do të shkruanim këtë reagim dhe një grua e një fëmijë do të ishin në jetë. Në ditën e vrasjes, e ndjera kishte paralajmëruar policinë për kërcënimet që i kishte pranuar nga tashmë vrasësi i saj, por siç u raportua në media, policia kishte dështuar ta kontaktoj atë. Institucionet përgjegjëse dhe individ që veprojnë në këto institucione të marrin ndëshkimin e duhur nga shoqëria. Ndëshkim moral dhe ndëshkim ligjor për mbrojtësit e vrasësve, për mirëmbajtësit e rendit patriarkal, për të cilët jeta e grave dhe e vajzave nuk ka kurrfarë vlere”, përfundon reagimi i RrGK-së”, thuhet në reagim. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera