Sport

Reagon presidenti i Napolit: Asnjëherë nuk e kam quajtur Ronaldon…

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 31 July 2018
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka sqaruar se ai asnjëherë nuk e ka quajtur dështak Cristiano Ronaldon, si dhe ka thënë se do të dëshironte ta shikonte një film të sulmuesit të Juventusit.

De Laurentiis ka dhënë një intervistë dje për Rado Kiss Kiss Napoli, ku është i ftuar çdo mëngjes.  Sipas tij, për transferimin e Ronaldos, presidenti i Juventusit ka bërë punë të mrekullueshme.

“Disa njerëz i kanë keqinterpretuar fjalët e mia. Unë asnjëherë nuk kam thënë se Ronaldo është dështak. Në fakt, unë kam thënë se për transferimin e Ronaldos ka bërë punë të mrekullueshme Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli”, ka thënë ai.

“Ai ka blerë dikë që zgjon interes jo vetëm te tifozët e Juventusit, por të gjithë ata që e duanë Ronaldon. Nuk ka asnjë dyshim për të si futbollist, ai mund të bëhet edhe yll i filmave. Ai dhe Zlatan Ibrahimovic do të mund të bënin një film të mrekullueshëm”.

-Advertisement-

“E vetmja gjë që e vë në dyshim është nëse përfitimi në aspektin e futbollit do të jetë aq i madh sa përfitimi komercial”.

“Ai është duke u vjetruar, dikush si Ibrahimovici dukej se do të luante deri në moshën 40-vjeçare,por pastaj u lëndua dhe shkoi të luajë në Amerikë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera