Lajme

Reagon përsëri Faton Klinaku: Koncentrohuni, mos folni budallallëqe, i kërkoj falje publikut të gjerë…!

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 01 September 2023

Nuk rresht së reaguari ud.kryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Veç një ditë pasi u intervistua nga Policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën, Klinaku vjen edhe me një reagim tjetër.

Ai i ka kërkuar falje publikut të tij pasi thotë se ka vlerësuar njerëz që nuk e meritojnë vlerësimin e tij.

-Advertisement-

“Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: “E pres dorën e nuk vjedh”! A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera