Lajme

Reagon Mushkolaj: Shpend dështaku paska gjetë kohë me u marrë me mu

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 01 October 2021

Thumbimi i mbrëmshëm mes kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe analistit Imer Mushkolaj, po vazhdon edhe sot, shkruan Gazeta Infokus.

Në emisionin “Debat Plus”, Mushkolaj i propozoi Ahmetit që të bëhet analist, pasi ky i fundit nuk do të jetëmë kryetar i kryeqytetit.

Ahmeti përmes një reagimi në Facebook, tha se Mushkolaj ka sulmuar vetën me fjalët që i ka thënë.

-Advertisement-

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Mushkolajt i cili përmes një shkrimi në Facebook, e quan Ahmetin “dështak, dembel dhe i papërgjegjshëm”.

Postimi i plotë:

Shpend dështaku, sinonim i dembelizmit dhe papërgjegjësisë, paska gjetë kohë me u marrë me mu. Unë i bona nder, tu i propozu me u marrë me analiza politike, masi ka dështu n’politikë, edhe pse jam i bindun që kish dështu edhe aty. Po të isha n’vend të tij, m’kish ardhë turp me folë. Po njerëzit si ky nuk kanë turp. Janë vetë turpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera