Sport

Reagon Mirlind Daku pasi nuk u ftua nga Bernard Challandes

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 17 March 2021

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit mars, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku zviceran nuk e ka ftuar sulmuesin e Ballkanit, Mirlind Dakun, i cili deri me tani në këtë sezon ka realizuar 25 gola në Superligë.

Pasi nuk mori ftesë nga Kosova, Daku ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

“The Godi is great, thankful”, ka shkruar sulmuesi gjilanas, që në gjuhen shqipe i bije “Zoti është i madh, falënderues”.

Mirlind Daku ishte i ftuar në vitin e kaluar, ku debutoi në takimin miqësore ndaj Shqipërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera