Lajme

Reagon ministri i Arsimit pas djegies së shkollës në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 20 January 2021

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një shkolle në Podujevë, shkruan Gazeta inFokus.

Likaj ka bërë të ditur se përveç dëmeve në infrastrukturën e objektit, nuk ka të lënduar nga ky rast.

Që nxënësit të mos humbin asnjë orë mësimore do t’ju ofrohet mësim online.

-Advertisement-

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bashkëpunojë ngushtë me Komunën e Podujevës që të intervenohet sa më shpejt në pjesën e objektit të dëmtuar nga zjarri dhe nxënësit të kthehen në shkollë për ta vazhduar procesin e rregullt mësimor”, ka shkruar Likaj. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera