Reagon LDK: Liderë me kurriz të kthyer nga njëri-tjetri, kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë

Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 11 June 2022
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për debatin e fundit rreth marrëdhënieve të ftohura Kosovë-Shqipëri, debatin mbi të cilat e nxiti një pasuan fotografi e shkrepur gjatë takimit të mbajtur dje në Greqi në kuadër të Samitit SEECP, e cila është shpërndarë nga presidentja e vendit Vjosa Osmani, e ku kryeministri shqiptar shihej më i distancuar krahas liderëve të tjerë.
Kjo foto u shpërnda më pas edhe nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, në një postim të bërë nga një qytetar e ku Edi Rama cilësohej si pro-serb, shkruan Reporteri.net.
LDK vlerëson se Kosova nuk e ka luksin për t’u përçarë me Shqipërinë, si asnjë herë më parë në demokraci
Në reagimin e LDK-së thuhet se faktori politik në vend duhet të mendojë jo vetëm për strategji të posaçme për kultivimin e këtij bashkëpunimi, por edhe të detajeve, si prezantimi i përfaqësuesve të dyja vendeve, në paraqitje vizuale.
“Kosova nuk e ka luksin për t’u përçarë me Shqipërinë, si asnjë herë më parë në demokraci. Ne kemi nevojë për bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndihmë reciproke. Faktori politik në vend duhet të mendojë jo vetëm për strategji të posaçme për kultivimin e këtij bashkëpunimi, por edhe të detajeve, si prezantimi i përfaqësuesve të dyja vendeve, në paraqitje vizuale. Në të kundërtën, shenja inatesh ndërpersonale janë mesazh i keq për ne. Qytetarët e Kosovës meritojnë lidership që manifeston urtësi e tolerancë si dhe dashuri në një marrëdhënie interesash kompatibile ndërmjet dy shteteve. Liderë me kurriz të kthyer nga njëri tjetri – kjo nuk duhet të jetë fotografia jonë”, thuhet në reagim.
Në foton e cila është shpërndarë nga presidentja Osmani, ajo shihet duke buzëqeshur me kancelarin gjerman e me liderët e tjerë, por i akullt duket qëndrimi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Të tjera
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...