Lajme

Reagon kryeministri Kurti për vrasjen e 35 vjeçares: E papranueshme dhe e padurueshme

Autori: Ermirë Berisha 20:04 | 30 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçares në objektin e Gjinekologjisë në QKUK, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Kurtit, kjo ngjarje është e papranueshme pasi që është nga aktet më mizore që mund të bëhen.

“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë”, ka shkruar Kurti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera