Reagon Kryeministri Hoti pas rrahjes në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 19 November 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i vlerëson të pa pranueshme sjelljet dhe gjuhën e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjatë interpelancës lidhur me çështjen e të pagjeturve në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit.
Kryeministrit Hoti thekson se sjelljet e tilla janë jashtë çdo standardi të komunikimit politik, e sidomos sot kur temë e debatit ishte fati i të pagjeturve, çështje kjo shumë e ndjeshme për shoqërinë tonë, e cila po trajtohet me shumë përkushtim nga Institucionet e Kosovës.
Kryeministri Hoti, përpos interpelancës së sotme, disa ditë më parë, lidhur me këtë temë ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me deputetët nga të gjitha subjektet politike parlamentare, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku i ka njoftuar në hollësi për angazhimet e të gjitha institucioneve relevante që trajtojnë fatin e të pagjeturve.
Zyra e Kryeministrit ka rikujtuar se në këtë proces shumë të ndjeshëm dhe kompleks është i përfshirë një rrjet i institucioneve dhe mekanizmave, të cilët veprojnë në koordinim të plotë mes tyre:
- Zyra e Kryeministrit, përmes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur,
- Policia e Kosovës, përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës,
- Instituti i Mjekësisë Ligjore,
- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,
- Grupi për persona të zhdukur (për dialog me palën serbe),
- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC)
- Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP).
Kryeministri Hoti rithekson se, angazhimi për ndriçimin e fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në vendin tonë, nuk ka munguar nga asnjëra Qeveri deri më sot, e sidomos tani kur është shtuar mbështetja dhe trysnia nga bashkësia ndërkombëtare që kjo çështje të përmbyllet sa më parë.
Të tjera
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...