Reagon kryeministri Albin Kurti për tensionet në veri
Autori: Islam Morina 21:04 | 31 July 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-postimi ka reaguar për tensionet në veri të Mitrovisës.
Ai ka thënë sa pa filluar ende aplikimi i masës së lëshimit të dokumenteve të hyrje-daljeve me Serbinë, strukturat ilegale serbe filluan bllokimin e rrugëve dhe të shtënat me armë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai ka akuzuar Serbinë dhe autoritetet atje se planifikuan dhe po nxisin këto veprime agresive, duke akuzuar Petkoviqin dhe Vuçiqin si përgjegjësit kryesor.
Postimi i plotë i Kurtit:
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.
Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.
Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.
Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit. Ju falemnderit për mbështetjen”, ka thwnw Kurti nw adresimin e tij nw Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ur...
-
Nga QKUK-ja japin detaje për policin i cili u plag os në Zllakuqan në Klinës
Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtë...
-
Sveçla për policin e plagosur: Përgëzoj zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas plagosjes së një...
-
Presidenti Italian: BE është në fazën më kritike
Presidenti Italian, Sergio Mattarella të enjten në mesazhin e tij për Ditën e...
-
Valchev: BE-në synon paqe
Objektivi kryesor i Bashkimit Evropian është që të gjithë në territorin e tij...
-
Incidenti në kishën e Zllakuqanit ku mbeti i plagosur një polic, reagon Sveçla
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, u tentua të kryhej vjedhje në kishën...
-
Problemi me valët, Telekomi jep një shpjegim për konsumatorët
Përgjatë ditës së enjte, janë raportuar probleme të shumta me valët tek numra...
-
Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e Evropës, 9 majin, kë...
-
Dezinformatat për Gabriel Escobar, Qeveria mohon se lajmi për largimin e tij ka rrjedhur prej tyre
Qeveria e Kosovës ka mohuar se lajmi që qarkulloi në fundjavë për “shkarkimin...
-
Publikohem pamjet/ Alma Arrazi afër Bunës, tre fëmijët ndjekin për dore nënën drejt rrugës pa kthim
Këto janë momentet e fundit të jetës së 39-vjeçares Alma Arrazi dhe tre fëmij...
-
Vajzën ia vrānë në Fushë Kosovë, shpërthejnë në lot prindërit e Claras
Argjentinasja 27-vjeçare ka vdekur më 2 gusht pasi ka rënë nga kati i gjashtë...
-
Rohde: Shpresojmë se Kosova do të bëhet anëtare e BE’së një ditë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, po shënon Ditën e Evropës në sheshin kryesor ...