Reagon këshilltari i Liburn Aliut: Aksioni i sotëm përpjekje e ish-regjimit për ta dëmtuar Vetëvendosjen
Autori: Gazeta inFokus 20:00 | 08 October 2024
Policia e Kosovës sot ka arrestuar sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi, ndërsa nuk është gjetur më banesën e tij zëvendësuesi i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi.
Lidhur me këtë ka reaguar Valon Hoti, këshilltar i ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Libuirn Aliu.
Ai ka thënë se ministri Aliu dhe asnjë nga anëtarët e kabinetit të tij nuk janë subjekt hetimi për asnjë lëndë.
Katër të arrestuar në dy aksione të Policisë, konfiskohen 25 kilogramë marihuanë e rreth një kilogram kokainë
Presidentja sllovene: Kosova i ka shanset më të vogla për anëtarësim në BE nga të gjitha shtetet e Ballkanit PerëndimorKasanof në rajon: ShBA mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës
Sipas tij, po tentohet që të manipulohet publiku “që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni”.
Hoti ka thënë se kjo është përpjekje nga “ish-regjimi” për t’i penguar në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Sot në mëngjes në ambientet e MMPHI është paraqitur policia e krimeve ekonomike.
Rreth tentimeve për manipulim të opinionit publik që kinse ky aksion lidhet me ministrin Aliu apo me përfaqësues të tjerë politikë të Lëvizjes që janë angazhuar brenda këtij institucioni, më lejoni të sqaroj që:
- As ministri Aliu e asnjë anëtar i kabinetit nuk është subjekt hetimi PËR ASNJË LËNDË;
- Tek rasti i ambalazhuesëve dhe zhurmave që janë bërë në studio televizive, qëndrojmë deri në fund me argumentet dhe faktet që kemi publikuar e të cilat kanë bërë demantim të shumë zërave propagandues gjithandej;
- Pavarësisht tentativave që për qëllim kanë denigrimin dhe zbehjen e punëva të pashembullta që jemi duke bërë si Qeveri e Ministri, ne nuk ndalemi. Kemi prishur shumë matematika e ndalur shumë interesa. Prandaj nuk janë aspak të befasishme sulmet e koordinuara si kor.
- Jemi të hapur madje edhe të ndihmojmë Prokurorinë e sistemin e drejtësisë për hetimin DERI në FUND të shumë rasteve korruptive që i kemi ndalur por që kanë ndodhur e i kemi denoncuar si kabinet, mirëpo kërkojmë më shumë vullnet e më shumë përkushtim. Mbi 100 lëndë janë të dërguara nga ne në Prokurori. Ende askush nga ne s’është ftuar për t’u pyetur për ndonjërën prej tyre, fatkeqësisht asnjë veprim.
- Siç duket para zgjedhjeve përpjekjet e gjithanshme nga ish-regjimi do të jenë që të na pengojnë, por nuk do t’ia dalin as kësaj here. Pra, inskenime mund dhe është e pritshme të bëjnë deri në ditën e zgjedhjeve, por nuk do t’ia dalin.
Të tjera
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...
-
Izet Mexhiti thotë se e di vendndodhjen e Artan Grubit
Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka deklarua...
-
Shfaqen përsëri grafite me simbolin serb në veriun e Mitrovicës
Policia raporton se janë shfaqur grafite me simbolin serb në veri të Mitrovic...
-
Nëna nga Prishtina raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin për një borxh 300 euro
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i ...
-
Mjek nga Arabia Saudite, jetonte në Gjermani nga viti 2006 – Detaje të reja për sulmuesin në Gjermani
Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmij...
-
Ardhja e mërgimarëve, deri në një orë pritje në Merdare dhe te Dheu i Bardhë
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesi...
-
Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier tregon se kanë pasur dallime serioze me qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përsëriti qëndrimin se përk...
-
Tentim vrạsje në Gjilan, në vendngjarje gjendet pistoletạ e papërdorur
Një person është sulmuar fizikisht nga disa të tjerë në Gjilan. Ai u dërgua f...