Lajme

Reagon Jeffrey Hovenier, pas sanksionimit ish-drejtorin e prokurimit në Ministrinë e Tregtisë, Nexhat Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 03 November 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas njoftimit se i është ndaluar hyrja në ShBA, Nexhat Krasniqit.

Ky është postimi i plotë:

Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit.

-Advertisement-

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara e kanë caktuar Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në ShBA, “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Mattheë Miller, ka treguar se përse vendi e ka sanksionuar Krasniqin.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese ‘Eltoni’”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera