Reagon Isa Mustafa: Themelimi i asociacionit parashikohet nga marrëveshja e vitit 2013, jo e nënshkruar nga unë
Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 10 October 2021
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratave lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Reagimi i Mustafës ka ardhur pasi që sot LDK-ja deklaroi se ka frikë që Qeveria Kurti do ta pranojë këtë Asociacion, ndërkaq nga LVV-ja deklaruan se këto deklarata po bëhen pikërisht nga ata që dikur vetë e nënshkruan këtë marrëveshje.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se “Marrëveshja e parë e ratifikuar më 27 qershor 2013, parashikon themelimin e Asociacioni/Bashkësie të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”.
Ai ka theksuar “Jo dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015″.
Mustafa më tej ka thënë se nuk ka dialoguar se e ka dashur Asociacionin, por ka dialoguar për zbatimin e Ligjit për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Jam i shtrënguar të reagoj ndaj atyre që dezinformojnë qëllimisht opinionin lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit. Më vjen keq kur lexoj deklarata të atyre që i atribuohen vetvetes si analistë e gazetarë, atyre që shiten me tituj të profesorëve . por edhe deutetëve dhe ish deputetëve. Vërej se ata nuk e kanë lexuar Marrëveshjen e Parë, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, Dokumentin për parimet e themelimit të Asociacionit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.Për të qenë sa më konkret po e citoj opinionin e Gjykatës Kushtuese për këtë çështje, si vijon:
“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutës, në mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punës, ne seancën e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS …. II. TE KONSTATOJE që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është parapare me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës;
Në përfundimet e Gjykatës, pika 189, nënpika 3, fq. 38 thuhet: “Marrëveshja e Parë, e ratifikuar më 27 qershor 2013, parashikon themelimin e një Asociacioni/Bashkësie të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (vërejtje: jo dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015) . Gjithashtu ajo parashikon themelimin e këtij Asociacioni/Bashkësie me Statut. Përveç kësaj ajo definon strukturën e Asociacionit/Bashkësisë ashtu që ajo ndjek të njëjtën bazë sikurse Statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për më tepër, komunat pjesëmarrëse kanë të drejtë të bashkëpunojnë përmes Asociacionit/Bashkësisë kolektivisht në bazë të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjeve të Kosovës. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë në fusha të veprimtarive të ndryshme. Gjithashtu Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca tjera të deleguara nga autoritetet qendrore. Kësisoj, themelimi i Asociacionit/Bashkësisë është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik.”
Gjykata Kushtetuese përshkruan se me 28 maj 2013, Qeveria ka miratuar Vendimin Nr. 01/132, me të cilin “aprovohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes se pare ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë dhe të planit të zbatimit për ketë marrëveshje”.
Në pikën 81. Thuhet “Me 27 qershor 2013, Kuvendi mbajti seance plenare, ku u votua dhe u miratua Ligji për ratifikimin, nr. 04/L-199. Nga deputetet e pranishëm, 84 votuan për, 3 ishin kundër dhe 1 deputet abstenoi. Në të njëjtën ditë, Ligji për ratifikimin iu dërgua Presidentes se Republikës se Kosovës për shpallje”. Në piken 82 të Aktgjykimin thuhet: “Me 12 shtator 2013, me Dekretin nr. DL-050-2013, Presidentja e Republikës se Kosovës shpalli Ligjin për ratifikimin”.
Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.
Në vendimin e saj, Gjykata nën III.TE KONSTATOJE që Parimet, siç janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumice serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3. [Barazia para Ligjit} , paragrafi 1, me Kapitullin II {Te Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre] te Kushtetutës se Republikës se Kosovës];
Si Kryeministër i zgjedhur në dhjetor të vitit 2014, duke e respektuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, kam dialoguar për dokumentin e titulluar “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”. Ky dokument, për të cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk është as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeverisë, do ti paraprinte Dekretit të Qeverisë dhe Statutit të Asociacionit. Dokumenti është nënshkruar më 25 gusht 2015. Elemente të rëndësishme të këtij dokumenti ishin pajtimi i Serbisë se dekreti dhe Statuti i Asociacionit do të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Asociacioni do të mund të themelohet kur Gjykata Kushtetuese konstaton se është në harmoni me Kushtetutën. Kjo rregull do të vlente për çdo ndryshim të mëvonshëm të Statutit të Asociacionit i cili do ti nënshtrohej vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ekziston edhe letra zyrtare e lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini, në të cilin thuhet se sipas kuptimit të Komisionit Evropian Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.
Nuk kam dialoguar se e kam dashur Asociacionin, por kam dialoguar për zbatimin e Ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.
Fakti se Serbia ishte pajtuar që Statutin ta trajtojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, flet se në asnjë rast Asociacioni nuk do të bëhej në kundërshtim me Kushtetutën apo me ndryshim të kushtetutës, sepse referenca ka qenë te kushtetuta ekzistuese. Sidoqoftë Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të dt 21 dhjetor 2015 Rasti nr. K0130/15 vendosi që Asociacioni do të themelohet në bazë të Marrëveshjes së parë të vitit 2013, e ratifikuar me Ligj në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare.
Të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbinë iu referohen ligjeve (ekzistuese të Kosovës), kurse dokumenti për parimet i i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetutës (ekzistuese) të Kosovës. Asnjëherë nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës. Në fakt Serbia kishte nënshkruar që Asociacioni të themelohet ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...