Lajme

Reagon Hoti: Do të jem kandidat për deputet, jo për Kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 13 May 2017

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk do të jetë kandidat për Kryeministër. Ka thënë se LDK e ka kandidatin për Shef të Qeverisë. Në një reagim, Hoti ka thënë se do të jetë vetëm në listën për deputet të kësaj partie.

“Une nuk do te jem kandidat per kryeminister nga LDK.  LDK e ka kandidatin per kryeminister. Une jam kryetar i deges se LDK-se ne Rahovec. Nese dega me jep besimin, une do te jem ne liste per deputet”, ka thënë Hoti, në një reagim.

Avdullah Hoti drejt kandidaturës për Kryeministër nga LDK’ja

-Advertisement-

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, pritet të jetë kandidat për Kryeministër nga LDK pas tërheqjes së Isa Mustafa nga kjo ambicie. Mustafa ka përmendur së Shefi i ardhshëm i Qeverisë do të jetë prej kuadrove të reja në LDK. Zyrtarë të tjerë të LDK’së kanë thënë se Hoti është kandidati potencial për të qenë në ballë të LDK’së në zgjedhjet e 11 qershorit.

Përfundimisht, Isa Mustafa nuk do të kërkojë më votën për t’u bërë Kryeministër i Republikës.

Disa prej udhëheqësve të LDK’së kanë përmendur se Avdullah Hoti, Ministër i Financave, do të jetë kandidati i kësaj partie për Shef të Qeverisë.

Megjithëkëtë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se ende s’është vendosur për emrin e kandidatit për Kryeministër.

Ndërkohë, zyrtarë tjerë të LDK’së kanë thënë se Hoti do të jetë kandidat i kësaj partie për Shef të Qeverisë.

“Avdullah Hoti e ka mbështetjen e të gjitha strukturave të LDK’së”, ka thënë një zyrtar i Kryesisë së LKD’së.

Aktualisht, Hoti është edhe anëtar i Kryesisë së LDK’së derisa është profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera